“Nuk kam vepruar me zemër”, Paplekaj për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Më dhunuan e qëlluan shokun me plumb, ç’duhet të bëja?

Në Gjykatën e Elbasanit po jepen sot konkluzionet përfundimtare të avokatëve për ngjarjen e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Ngjarja ndodhi gjatë fushatës elektorale, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe u cilësua si ngjarje me motive politike.

Arbër Paplekaj, i arrestuar për ngjarjen ka dhënë dëshminë e tij sot në Gjykatë dhe ka thënë se nuk ka vepruar me zemër. Ai thekson se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi e dhunuan dhe i qëlluan shokun me plumb, por nuk ka dashur ta vrasë Xhuvanin.

PaplekajKam kaluar testin e integritetit nga agjencitë amerikane kur jam dërguar ne Afganistan. Jam dekoruar nga kryeministri për luftën e antiterrorist. Kam qenë 10 vjet me armë në brez. 10 vjet jam përplasur me grupe kriminale dhe kurrë s’e kam përdorur.  Pasi më shanë, më dhunuan dhe më qëlluan shokun me plumb më thoni ç’duhet të beja? Nuk pata rrugë tjetër. Nuk desha me e vra atë djalë. Nuk gëzova me e vra atë djalë. Mbrojta jetën teme.

U përballa me instiktet. Jam ish anëtar i forcave speciale. Dhe instikti i parë për të cilin jam stërvitur është të reagoj kur rrezikohet jeta ime apo e dikujt. Në momentin që sheh armën reagon. E njihni teorinë e qenve të Pavollovit? S’kam vepruar me zemër. Kam qenë makineri. Kam reaguar si jam stërvitur për dhjetëra vite.

Ai më pas i ka kërkuar gjykatëses që të marrë një vendim të drejtë duke u bazuar në parimet dhe dinjitetin e saj.

Paplekaj i drejtohet gjykatëses: Shpresoj që në vendimin tënd do të jesh e drejtë. Do jesh e fortë. Do ruash parimet dhe dinjitetin tënd.  Nuk kërkoj drejtësi. Kërkoj vetëm vërtetësi për një akuzë qesharake që më bëhet nga një prokuror që kërkoi të bëjë rolin e ekspertit, rolin e psikologut por nuk bëri vetëm rolin e saj të hetimit të ngjarjes.

Një javë më parë prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg për Arben Paplekajn duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”./Albeu.com/


Shtuar 7.07.2023 13:33