Aksident i rëndë në Krrabë, sillet me urgjencë në Tiranë shoferja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës, ndërsa raportohet nga burimet se ka mbetur e plagosur një person e cila është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Elbasanit.

Përplasja ka qenë e fortë me mbrojtësen anësore të rrugës, pasi drejtuesja e mjetit tip “Reno Klio” me targë AA829IP ka humbur kontrollin gjatë drejtimit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet mmbi shkaqet e rrethanat e aksidentit ndërsa mësohet se makina ka marrë dëmtime të shumta.


Shtuar 31.01.2020 20:24