Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka marrë disa masa për Kosovën për shkak të mos marrjes së veprime për depërshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës.
Siç është konfirmuar, është pezulluar përkohësisht puna në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, gjithashtu Kosova nuk do të ftohet në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen.
Ndërkohë takimet që s’do të pezullohen janë ato që janë të fokusuara në adresimin e Kosovës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.
Gjithashtu ka konfirmuar se program i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 janë suspenduar. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), siç ka konfirmuar ky zëdhënës i BE-së, s’janë dorëzuar fare për shqyrtim në Bordin e ËBIF në takimin e mbajtur më 29 dhe 30 qershor.
“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e ËBIF më 29-30 qershor”, ka thënë ky zëdhënës.
Për këto masa BE-ja ka njoftuar institucionet e Republikës së Kosovës më 28 qershor, ka konfirmuar ky zëdhënës i BE-së për Express.
Hyrjen në fuqi të këtyre masave e ka konfirmuar dje menjëherë Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhiley, kur ka treguar se Kosova s’është përfshirë në ndarjen e një fondi 2.1 miliardë euro që është mirtaur dje nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF).
Ky zëdhënës i BE-së, ka sqaruar se masat e vendosura ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimet për de-eskalim që mund të merren nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti”, kanë thënë nga Brukseli.
Ndërkohë thuhet se Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër edhe përmbushjen e kërkesave të Brukselit zyrtar nag Serbia, dhe se janë të gatshëm që të marrin masa nëse s’do të ndodh një gjë e tillë.
“BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”.
Ky zëdhëns i BE-së ka thënë se ituata në veri të Kosovës është duke e shqetësuar në mënyrë serioze BE-në, siç është shprehur edhe nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borell më 3 qershor në emër të 27 shteteve anëtare.
Nga Brukseli zyrtar për Express kanë thënë se s’mund të përballojnë paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë.
“Ne kemi dënuar dhunën dhe vazhdojmë thirrjet për de-përshkallëzimin e menjëhershëm nga të dyja palët. Përfaqësuesi i Lartë Borell në emër të vendeve anëtare të BE-së ishte shumë e qartë për hapat e pritshëm për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, ka thënë tutje ky zëdhënës i BE-së.
Bashkimi Evropian pret nga Kosova që të veprojë për de-përshkallëzim dhe të pezullojë operacione policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës, që kryetarët e e komunave duhet të kryejnë përkohësisht detyrat e tyre nga objekte të ndryshme dhe zgjedhjet e parakohshme të shpallen sa më shpejt në katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithpërfshirëse.
“Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.
Këtu përmendet që është thelbësore që të bëhet zbatimi i shpejt i Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Nga Brukseli thonë se Kosova fatkeqësisht nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm, prandaj Josep Borell siç ka treguar në emër të shteteve anëtare, ka vendosur të zbatojë një sërë masazh.
“Kosova fatkeqësisht ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm. Prandaj BE-ja – siç tregohet në deklaratën e HRVP-së në emër të shteteve anëtare të 3 qershorit – ka vendosur të zbatojë një masat ndaj Kosovës”, përfundon ky zëdhënës i BE-së. /express.