QBNF dënon djegien e Kur’anit në Suedi: Nxit konflikte

Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar(QBNF) me qendër në Elbasan, qytetin simbol të bashkëjetesës fetare në Shqipëri, ka dënuar aktin e djegies së Kur’anit në Suedi, pikërisht në  një dite feste islame, siç është Kurban Bajrami.

“Ne dënojmë me forcë lejen e autoriteve Suedeze për të djegur një kopje të Kur’anit të Shenjtë në Stokholm në ditën e Bajramit dhe jemi të befasuar që ky akt urrejtjeje konsiderohet liri e mendimit dhe shprehjes.

Ne mendojmë se akte të tilla nxisin konflikte dhe dhunë midis qytetërimeve dhe nuk ndihmojnë në zbutjen e konflikteve ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e qendrës që nxit dialogun ndërfetar dhe po ashtu bashkëjetesën fetare.


Shtuar 30.06.2023 09:09