Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një shtetas shqiptar ka përplasur për vdekje një të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur në molin e Ponente, në portin e Fanos.
Shoferi po drejtonte furgonin e një kompanie ushqimore dhe po e kthente mbrapa, kur goditi nga pas të moshuarin që po ecte në skelë.
Duke dëgjuar zhurmën, burri që drejtonte instinktivisht frenoi mjetin dhe më pas e bëri atë të lëvizte përpara, duke i dhënë një goditje të mëtejshme burrit që kishte përfunduar në tokë nën rrota. Goditja e fundit ishte fatale.
Kur shoferi doli për të ndihmuar të moshuarin, nuk mund të bëhej asgjë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit./albeu.com/.