Në gjendje kritike nga COVID-19, kandidati për deputet dërgohet me helikopter në Tiranë

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, njëkohësisht mjeku Melaim Damzi është dërguar me urgjentë në spital në gjendje të rënduar për jetën pas infektimit me COVID-19.

Burimet bëjnë me dije se mjeku është dërguar në spitalin Covid në Tiranë me helikopter pasi është përkeqësuar në spitalin e  Peshkopisë.

Melaim Damzi është një figurë e njohur në qarkun e Dibrës, pak ditë më parë u kandidua nga PS për deputet, i katërti në listën e Dibrës. /albeu.com/