Raporti i ri i DASH për transparencën fiskale: Shqipëria dhe vendet e rajonit plotësojnë kërkesat minimale

Shqipëria renditet mes vendeve që i plotësom kërkesat minimale të transparencës fiskale në një raport të ri të Departamentit amerikan të Shtetit. Në raport përfshihen edhe vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale, vë në dukje raporti.

Ndërkohë, nga vendet që nuk i plotësojnë 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.

“Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.

“Kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshijnë posedimin e dokumenteve buxhetore që janë të disponueshme për publikun, në thelb të plota dhe përgjithësisht të besueshme”, thuhet po ashtu në raport.

Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022.

 


Shtuar 28.06.2023 16:46