“Më vjen keq për ta”, Zhaklin Lekatari për skandalin e Gjicit: Zonja Alma ka të drejtë të respektohet

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ka folur sot sërish rreth video-skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Lekatari deklaroi se vajzën e identifikuar si Alma Kaçi, e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin në zyrën e tij nuk e sheh si viktimë, edhe pse ajo deklaroi para autoriteteve se ishte ngacmuar seksualisht nga Gjici.

Sipas Lerkatarit, ajo duhet tak ishte denoncuar rastin nëse ishte kështu, ndërsa bëri deklaratën e bujshme, kur tha se në zyrat e shtetit ka dhe përdhunime.

“Mes deklaratës së Almës dhe zotit Gjici ka një përplasje. Ajo thotë që herën e parë është ngacmuar seksualisht dhe prandaj vendosi ta filmonte teksa përfshihej në aktin sekuasal sepse mendoi se ai e pëlqente. Ti kur u ndjeve e ngacmuar duhet ta kishe denoncuar, për t’u zbuluar dhe fakti që në zyrat e shtetit ka ngacmime të tilla, ka abuzime seksuale. Prandaj thashë që nuk i shoh si viktima, as Almën, as Gjicin sepse ata janë viktima të njëri tjetrit, por ka përplasje.

E dimë që në Shqipërinë tonë problemet me drejtësinë janë të mëdha dhe ka një mungesë besimi. Por gjithsesi, ne duhet t’i respektojmë këto institucione. Duhet të denoncojmë rastin, t’i monitorojmë për zbatimi ne ligjit dhe t’u bëjmë preison”, tha Zhaklina.

Ndër të tjera Zhaku shprehu edhe keqardhje për transmetimin e imazhit të tyre në media.

“Më vejn edhe keq për ta për shkak të lincimit publik, pasi ky lincim e tërheq vëmendjen nga problematike e vërtetë dhe nga zgjidhja e problemit të vërtetë. Ne merriemi me 69 që ishte te kapelja e zonjushës. Për mendimin tim, zonja Alma ka të drejtë të jetë e respektuar dhe ta jetoj jetën me itegritet pavarësisht zgjedhjeve që bën në jetën private dhe personale.”


Shtuar 27.06.2023 14:59