Pasi shkëlqeu në “Eurovision”duke u renditur i treti, Gjon Muharremaj është ndër emrat më të lakuar ditët e fundit, për vetë faktin se djaloshi është me oringjinë shqiptare.
Mirëpo shumë pak mund ta dijnë se dëshira e Gjoni ka qenë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, dëshirë e cila i është refuzuar nga vendi ynë të cilët në momentin e fundit vendosën që ta lenë jashtë gare në Festivalin e Këngës.
Gjatë një intervistë të dhënë më herët Gjon ka treguar se organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi sipas tyre ishin plotësuar vendet.
“Ta marrin dhe këngën time, për katër ditë duhet të gjej një këngë dhe thashë a mund të aplikoj me këtë këngë? Dhe më thanë ok. Mirëpo, ditën e enjte më thanë që më fal më në fund i kemi 25 artista dhe në Festivalin e Këngës duhen vetëm 20″– ka thënë ai në një emirion.
Gjoni ka konkurruar në moshën 12-vjeçare në Albanian’s GOT Talent dhe mahniti jurinë me zërin e tij. Ai arriti të klasifikohej i treti dhe u motivua dhe vlerësua së tepërmi nga Armend Rexhepagiqi i cili ishte anëtar jurie.
Mbrëmjen e djeshme Gjoni u rëndit i treti dhe u vlerësua nga e gjithë bota për talentin e jashtëzakonshëm, vlerësim të cilin më herët nuk e ka marrë nga Shqipëria.