Policia e Perugias ka sekuestruar 1 kilogram kokainë dhe ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, banues në Umbria.
Policia gjeti drogën me ndihmën e qenve. Llogaritet se vlera e kokainës së sekuestruar arrinte në 100 mijë euro.
Shqiptari u ndalua teksa po udhëtonte me makinë përgjatë autostradës E45 në drejtim të Perugia, pranë Torgiano.
Kokainë ndodhej e fshehur në makinë.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve ishte i “enkriptuar”, i përdorur për komunikime të padëgjueshme./Albeu.com/