“Viktimat” e para të teknologjisë, gazeta “Bild” zëvendëson gazetarët me inteligjencë artificiale

Gazeta më e madhe në Evropë në tirazh, Bild planifikon të zëvendësojë redaktorët me programe të inteligjencës artificiale për të kursyer 100 milionë euro.

Përveç lëvizjes, e cila do të shkurtojë një numër të madh vendesh pune, gazeta po riorganizon gazetat e saj rajonale, një lëvizje që do të çojë në qindra largime të tjera.

Në një mesazh për stafin gazeta tha se “për fat të keq do të ndahej me kolegët që kanë detyra të cilat në botën dixhitale kryhen nga inteligjenca artificiale dhe/ose procese të automatizuara”. Ato përfshijnë redaktorët, redaktorët e kopjeve dhe korrektuesit, si dhe stafin e redaktimit të fotografive.

Axel Springer Group shkoi aq larg sa argumentoi se mjetet e AI si ChatGPT “mund ta bëjnë gazetarinë e pavarur më të mirë se sa ka qenë ndonjëherë ose ta zëvendësojnë atë.”

Ai parashikoi se AI do të jetë më i mirë në mbledhjen e informacionit sesa gazetarët (njerëzit) megjithëse gazetaria investigative dhe komenti origjinal do të mbijetojnë.


Shtuar 20.06.2023 23:12