Minj të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe të bregdetit në Selanik këtë të martë, duke alarmuar banorët në qytet.
CNN Grek shkruan se minjtë e ngordhur janë lokalizuar në Gjirin e Thermaikos, me banorët e zonës që shprehen të shqetësuar.
Sakaq kjo ngjarje nuk është e re për banorët e Selanikut, pasi ka ndodhur shumë herë në të kaluarën.
Ajo që ngre shqetësim te banorët është se pse autoritetet lokale nuk kanë marrë masat që ky fenomen të mos përsëritet më. Banorët thanë ndër të tjera, se një muaj më parë në sipërfaqe të bregdetit dolën shumë mbeturina, copa plastike, kova dhe shishe uji./albeu.com/