S*ks në këmbim të favoreve! Videoja që fundos Safet Gjicin, çfarë u tha pas “aksionit” në zyrë

Pak më parë gazetari Artan Hoxha ka publikuar një pjesë tjetër të video skandalit të Safet Gjicit me Alma Kaçin, e cila i kërkon atij ndihmë për punë si edhe për një biznes në Kukës pasi i kishte ofruar seks oral në zyrë.

Siç duket nga video, duket se diskutimi për punën dhe ndihmën për një biznes për kastrimin e qenve në Kukës është bërë vetëm 4 minuta pasi Safet Gjiçi dhe Alma Kaçin bënin seks oral në zyrën e Bashkisë së Kukësit. Në videon që qarkulloi pak ditë më parë, ora ishte 16:00.

Ndëkohë, videoja e nxjerrë sot nga gazetari Hoxha është filmuar në orën 16:04, ç’ka do të thotë se biseda për favore është bërë pas seksit.

Është SPAK që duhet të vlerësojë faktet, por duket se videoja e dytë tregon se raporti mes tyre nuk është thjesht një çështje flirti mes dy të rriturve rastësisht, por një marrëdhënie seksuale që i ofrohet një personi me detyrë shtetërore kundrejt përfitimeve për punë apo lehtësira të tjera për një aktivitet biznesi.

Rrjedhimisht, faktimi i këtij raporti do të bëjë që SPAK të detyrohet të rishikojë akuzën për Gjicin duke e akuzuar tashmë për “shpërdorim detyre” apo “mitmarrje”, edhe kjo e fundit nëse konfirmohet.

Në postimin kur dha dorëheqjen, vetë Gjici u kujdes të theksonte se kishte një raport te gjatë intim me Alma Kaçin me qëllimin e vetëm për të shmangur pikërisht akuzat e SPAK se gjithçka mes tyre ishte zhvilluar për shkak të detyrës dhe jo si një pëlqim mes dy palëve. Por duket se përmbajtja e videos së sotme e rrëzon përfundimisht këtë tentativë të Gjicit.

Ndërkohë, prej disa ditësh qarkulloi lajmi se Alma Kaçi e kishte kthye në profesion këtë punë duke bërë video të tjera ndaj personazheve të njohur të politikës dhe biznesit.

Gjithçka është bërë për të lehtësuar pozitat e Gjicit para drejtësisë, por duket se videoja e sotme i vë vulën dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit i ka punët keq me drejtësinë. /albeu.com


Shtuar 19.06.2023 15:17