Tetë persona kanë rënë në pranga në kuadër të një operacioni të madh antidrogë të zhvilluar në qytetin e Korçës.
Mësohet se ka pasur kontrolle në disa banesa dhe lokale, teksa janë kapur disa shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në vijim pritet deklarata zyrtare e policisë, për të bërë me dije detajet e operacionit që nga emrat e të arrestuarve dhe sekuestrimet që janë bërë në kuadër të operacionit.