Visar Meshi, 35 vjeç humbi jetën tragjikisht kur makina tip “BMW X5” me të cilën udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë doli nga rruga në aksin Tiranë-Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë, Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.
Të afërmit e tij në rrjetet sociale kanë shprehur ngushëllimet për ikejn e parakohshme të 35-vjeçarit.
“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, te gjitha do i pranoja por jo te shkruaj mesazh lamtumire per ty”, shkruan një prej të afërmve.
“Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”, shkruan një tjetër./Albeu.com/
/Albeu.com/