Tensionet në veri, ambasadorja e SHBA në NATO: Kosova dhe Serbia të rinisin menjëherë dialogun

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith kërkon rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Prioriteti numër një është ndërmarrja e masave të menjëhershme nga të dyja palët për të shtensionuar situatën”, tha Smith. Më tej tha se aleatët e NATO-s po përcjellin “me interes të madh dhe me shumë shqetësim” zhvillimet në Kosovë.

Smith i bëri këto deklarata gjatë një konference online për media para takimit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel më 15 dhe 16 qershor.

Ajo theksoi se SHBA-ja ishte e para që dënoi dhunën kundër trupave të KFOR në veri të Kosovës, duke thënë se “Ne besojmë se personat që shkaktuan dhunë duhet të mbahen përgjegjës përmes procedurave ligjore dhe transparente”.


Shtuar 14.06.2023 20:07