“Mos i bini borive”, si nisi sherri në Shijak, 3 vëllezërit e kërcënuan 29-vjeçarin me armë imituese

Tre vëllezër në Shijak kanë goditur me çekiç një 29-vjeçar dhe e kanë kërcënuar me armë plastike. Pas sherrit, të tre i kanë thyer xhamat e lokalit.

Policia arrestoi 27-vjeçarin Fabian Çalliku, i cili dhunoi pronarin e lokalit. Ndërsa për dy vëllezërit e tij, Amadeo dhe Xheni Çalliku nisi hetimi në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ardhishtë të Shijakut për motive banale. Tre vëllezërit kanë shkuar para lokalit të 29 vjeçarit M.Rr dhe i kanë rënë borive pa pushim. Në momentin që ky i fundit u ka kërkuar që të mos e bënin më një veprim të tillë, ata kanë debatuar me të dhe janë rikthyer pas disa minutash pasi kishin marrë me vete një çekiç me të cilin Fabian Çalliku ka goditur pronarin e lokalit.

Pas kësaj i thyen xhamat e lokalit duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe u larguan.

Sendet e kundërligjshme që u përdorën për kryerjen e këtij krimi, si dhe automjeti i këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”./Albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 15:39