E qëlloi katër herë me thikë, më pas e murosi bashkë me një buqetë me lule. Dalin detaje të rënda nga vrasja e Sibora Gaganit

Rezultati i testit të ADN- së ende mungon, por të gjithë elementët dytësorë për të identifikuar identitetin e trupit të fshehur në murin e një shtëpie në Torremolinos, të çojnë për fat të keq te Sibora Gagani. E reja ishte larguar nga Roma me Marco Romeo-n, të fejuarin e saj në atë kohë dhe vrasësin e dyshuar. Ajo rezultonte e zhdukur prej 9 vitesh.

Elementët që të çojnë te Sibora kanë të bëjnë me ndërtimin e ngjarjes, një tatuazh, rrobat e veshura në momentin e zhdukjes dhe një çantë që i përket asaj të gjetur të fshehur në mur. Përpos rrëfimit të Marco Romeos, i cili tregoi vendin ku ishte varrosur trupi dhe më pas tërhoqi rrëfimin e vrasjes, raporton “il Caffe.tv”.

Ndaj gjithçka lë të kuptohet se është Sibora, 22-vjeçarja italo-shqiptare e zhdukur në korrik të 2014-ës, pak pas ndarjes me Marcon. Nga hetimet rezulton gjithashtu se ajo është goditur 4 herë me thikë pas shpine, me thikën që u gjet brenda të njëjtës kabinë, e cila ka ende gjurmë gjaku.

Kontrolli vizual i rrobave dhe ekspertiza mjeko-ligjore e trupit zbuloi praninë e të paktën katër plagëve me thikë të përqendruara në pjesën e pasme të bustit, të cilat do të tregonin jo vetëm shkakun e vdekjes, por edhe sjelljen seriale të Marcos, i cili gjithashtu vrau një grua tjetër: Paula. Pikërisht arrestimi për këtë vrasje çoi në zbulimin e fundit të tmerrshëm të Siborës.

Trupi që Marco Romeo kishte fshehur në shtëpi, në një sënduk prej druri, ajo ishte e mbështjellë me plastikë dhe e mbuluar me rërë dhe gëlqere. Mbi kufomë, gjithashtu u gjet një çantë kampingu dhe një buqetë me lule.

Tashmë po hetohet jeta kriminale e Marco Romeos, i njohur për krime që lidhen me përdorimin e drogës, i cili mund të ketë kryer edhe krime të tjera.


Shtuar 9.06.2023 21:35