10 ditë nga dasma, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me “ahengun” (VIDEO)

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana Itali. Është bërë e ditur se dasma do të mbahet në datën 17 qershor dhe prej kohësh Arbana ka treguar se po meret me përgatitjet e ceremonisë. Kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.

“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.

/albeu.com/