Al Hilal duket se nuk e ka pranuar zgjedhjen e Lionel Messit për të shkuar te Inter Miami dhe tenton të bëjë “përmbysjen” e madhe!
Sipas gazetares së Cope, Helena Codice, drejtuesit e klubit i kanë bërë një ofertë të re dhe të përmirësuar superyllit argjentinas.
Sauditët po i ofrojnë kapitenit të Albiceleste-s një kontratë të majme trevjeçare, me fitime vjetore prej 500 milionë eurosh dhe një vlerë totale prej 1.5 miliardë!
Sipas raportimeve, Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella nuk e shohin me sy të mirë jetën në Arabinë Saudite dhe mbetet për t’u parë nëse një propozim i tillë mund t’i “tundojë”.