Me 2 pikë larg Atl Madrid, Real Madrid luan nesër ndeshjen e fundit të La Liga në shtëpi ndaj Villarreal, shkruan Albeu.com.
Titulli nuk është në dorë të Los Blancos pasi në të njëjtën kohë, Atl Madrid luan në transfertë ndaj Valladolid.
Në konferencë për shtyp, trajneri Zinedin Zidan nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve për të ardhmen teksa thekson se Reali mund të jetë më mirë pa të.
“Nuk ka rëndësi nëse unë do të jem sezonin tjetër apo jo, vlen vetëm ndeshja e nesërme. Do të jetë një ndeshje me nivel të lartë dhe do të kuptojmë nëse do të jetë një sezon për notën 9.5 apo notën 10. Nuk flas shumë për të ardhmen.
Reali mund të jetë më mirë pa mua? Po, patjetër. Jam këtu prej 20 viteve dhe është gjëja më e mirë që më ka ndodhur, jam me fat që kam qenë në këtë klub”, u shpreh Zidan. /albeu.com/