Bashës i shtohet një tjetër rival, kush është i riu që bëhet pjesë e garës për kryetar

Ka shkuar në katër numri  i  kandidatëve të cilët do të garojnë për kreun e Partisë Demokratike. Mësohet se garës për kreun e PD-së do t’i bashkohet edhe Lisander Hoxha.

Ai ka qenë numri dy i Forumit Rinor të PD-së dhe se dha dorëheqjen për shkak se anëtarët e këtij forumi nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë nga Basha.

Hoxha njihet si kundërshtari i Bashës dhe i vendimeve që kryetari i PD-së ka marrë. “Modeli Lulzim Basha del jashtë çdo konteksti dhe nevojë që demokratët kanë sot. Shqiptarët janë të vetëm në perballje me regjimin e Rilindjes dhe atyre u duhet dikush që mobilizon njerëz, besim dhe inspiron vlerat e lirisë. Mbrëmë u kujtuam se modeli Basha është ajo që nuk i duhet më Partisë Demokratike, e cila tashmë mbeti 12 vite në opozitë. Të përballesh me Rilindjen sot do të thotë të kesh përballë një makineri të fuqishme, e cila ka në dispozicion të gjitha mjetet kundër nesh. Partia Demokratike ka sot vetëm një rrugë shpëtimi: të rinjtë e vendit pa asnjë kosto publike, të cilët duhet ta përmbysin Ramën dhe të gjithe hajdutët që na shitën se modeli i stabilokracisë demokratike! Uroj shumë të reflektohet shpejt dhe të shmanget farsa e 13 Qershorit! Sot duhet të reflektojme ete gjithë për të mirën e Shqiperisë! Sot është koha për një analizë të thelle, nga e cila të dilet me një plan konkret! Ne jemi opozita e vendit dhe duhet të jemi oferta seriozë moralë për shumicën e njerëzve. Rinia esehtë e vetmja shpresë për Shqipërine”, shprehet Hoxha në një status të fundit në rrjetet sociale.

Hoxha ndërkohë ende nuk ka depozituar zyrtarisht kërkesën, por se pritet ta bëjë këtë nesër, që përkon edhe me afatin e fundit për depozitimin e kandidaturave për kreun e PD-së.

Kujtojmë se deri më tani janë Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Isben Elezi dhe Lulzim Basha si kandidatët për kreun e PD-së.


Shtuar 21.05.2021 15:39