Egnatia është e përgatitur dhe e motivuar për të befasuar Aarhus në transfertën daneze të Conference League. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kampionët e Superiores i kanë shfaqur fuqinë e tyre kundërshtarit, që nga porta deri te sulmi.
Në imazh shihen portieri Mario Dajsinani, prijësi i mbrojtjes Eljon Sota, kapiteni Albano Aleksi, mesfushori Altin Kryeziu dhe sulmuesi Jurguens Montenegro. Pas një debutimi me barazim në këtë kompeticion ndaj Midtjylland, Egnatia do të kërkojë të ndalë një tjetër rival danez, këtë herë Aarhus.
Të lidhura
None found






