“Porti i Durrësit u bë shkak për përplasjen mes Ramës dhe Merkel”, Harxhi zbulon se çfarë oferte refuzoi kryeministri nga kancelarja gjermane

Ish.zv Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, ka sjellë në vëmendjen e publikut një përplasje të kryeministrit Rama me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ku shkak ishte porti i Durrësit.

Harxhi tha se porti i Hamburgut në aktë kohë ishte ofruar të merrte me koncension portin e Durrësit, por kjo nuk u pranua nga kryeministri Rama.

Edhe vjet ka pasur një përpjekje të tillë dhe u miratuar rezoluta me të gjitha kërkesat që kishte pasur Komisioni i Jashtëm

Vjet ka pasuar diçka në lidhje me Portin e Durrësit edhe këtë radhë është diskutuar kontrata për portin e Durrësit dhe ata e quajnë skandaloze.

Problemi kryesor është që bie ndesh me MSA dhe këtë e ka dhënë vetë BE. E para sepse nuk është pyetur BE për kontratën dhe e dyta natyrisht që për vende si Gjermania kjo përben problem.

Unë kam pasur një informacion vjet nga burimet e ambasadës gjermane në Tiranë që para 3-4 vjet që është ofruar porti i Hamburgut për të ringritur portin e Durrësit, për ta marrë me koncesion dhe nuk është pranuar nga qeveria e Shqipërisë dhe kjo ka qenë një nga problemet për përplasjet kryesore  të kancelares Merkel me qeverinë Rama dhe vetë Ramën”, tha Harxhi.


Shtuar 30.05.2023 23:01