Baba për herë të parë, Jason Derulo i habit të gjithë me emrin e djalit

Jason Derulo është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm të ëmbël e dha e dashura e tij, Jena Frumes përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa foto ku çifti shfaqet me vogëlushin.

“Një paraqitje e shkurtër e javës sime të parë me mbretin tonë të vogël të shëndetshëm dhe të pashëm … Jeta tani ka shumë më shumë kuptim dhe unë jam shumë mirënjohëse. Unë jam aq shumë e dashuruar me këtë djalë të vogël, ai është gjithçka që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë. Të dua përgjithmonë @jasonderulo”, shkroi Jena.

Ndërkohë Jason ka zbuluar së fundmi emrin e vogëlushit. Ai ka publikuar në Instagram disa video të tij dhe Jena-s duke u bërë gati për ardhjen në jetë të djalit.

“Dita më e lumtur e jetës sime mbërritja e vogëlushit tonë (Jason King Derulo) në shtëpi. Ai është me shumë fat që ka një mama heroinë kaq të fortë dhe të kujdesshme”, ka shkruar këngëtari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JENA (@jenafrumes)

Kjo do të thotë se artisti ka vendosur ta pagëzojë vogëlushin me emrin e tij.

Kujtojmë se këngëtari dhe e dashura e tij, njoftuan disa ditë më parë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Modelja dhe Jason e ndanë këtë lajm emocionues nëpërmjet postimeve në Instagram. Këngëtari publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit gjatë perëndimit të diellit. Ai më pas puthi barkun e mamasë së fëmijës së tij të ardhshëm.

Më vonë përmes një feste gjigante në shtëpinë e tyre, dyshja zbuluan gjininë e fëmijës që po presin. Jason publikoi në Instagram një video, në fund të të cilës u zbulua se ai dhe partnerja do të bëhen prindër të një djali.


Shtuar 21.05.2021 09:49