Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Tiranë-Elbasan, vdes 55-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotmë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K.

Kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 23.05.2023 10:07