“Ia dole”, Sunak përshëndet Zelensky me një përqafim në Samitin e G7

Në minutat e fundit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak u takua me Volodymyr Zelensky, në samitin e G7 në Hiroshima.

“Ia dole”, i tha ai Zelenskyt, ndërsa shkëmbyen dhe një përqafim.

I pyetur nëse ishte një ditë e mirë, presidenti ukrainas buzëqeshi, tundi me kokë dhe tha “faleminderit”.

Të dy udhëheqësit u takuan të hënën e kaluar, ku u njoftua se Mbretëria e Bashkuar do të dërgonte qindra raketa të mbrojtjes ajrore dhe drone të armatosur në Ukrainë, në majë të raketave të lundrimit Storm Shadow të njoftuara javën e kaluar./albeu.com


Shtuar 20.05.2023 12:22