Prej javësh tashmë, dihet se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, këngëtarja Egli i kanë dhënë fund lidhjes shumë vjeçare. Ndërkohë që jo shumë kohë më parë çifti kishte paralajmëruar për një dasmë, ky lajmi i kapi në befasi fansat dhe publikun e tyre.
Vetëm pak minuta më parë, Olsi Bylyku ka prezantuar projektin e tij më të ri, “A pyete”. Projekt ky i cili në çdo varg i dedikohet ndarjes dhe dhimbjes pas saj.
“Arsyen ti e di”-thotë Olsi në një pjesë të këngës, për të vazhduar më tej: Isha betuar që nuk do të shkruaj për ty, por nuk po mbaj posturë.
Në fund ai i uron t’i realizohen të gjitha ëndrrat, teksa shprehet se sërish do të gëzohet njësoj për të.
View this post on Instagram