Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me një vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, i cili është i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite. Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.
Kujtojmë se Bashkim Dedja është shkarkuat pas procesit të vetingut dhe se SPAK ka regjistruar 3 vite më parë procedimin penal për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.