Si e lexoni humbjen në Shkodër? Berisha: U përdorën para krimi, shkodranët nuk do e pranojnë zgjedhjen e bandave

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje para mediave gjatë ditës së martë, theksoi sërish se zgjedhjet e 14 majit ishin të vjedhura dhe të manipuluara.

I pytur nga gazetarët se si e lexojnë votën kundër në Shkodrër, ai tha se vtimi nuk ishte real, por i manipuluar nga paratë e krimit.

Sipas Berishës qytetarët shkodranë nuk kanë për ta pranuar zgjedhjen e krimit.

Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjiha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë përpara. nëse mendoni se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veten e tij pa pasqyrë. Unë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëro. Shkodra është shembulli mëi shëmtuar në të cilën u votua si nën rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën miliona euro nga krimi. Unë besoj se qytetarët e Shkodrës zgjedhjen e krimit nuk do ta pranojnë”, u shpreh Berisha.


Shtuar 16.05.2023 13:52