“Dilni votoni masivisht”, Alimehmeti: E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj

Ilir Alimehmeti përmes një deklarate për mediet e cilëson 14 majin si një nga ditët më të rëndësishme për Tiranën. Ai i bën thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pavarësisht pengesave që hasin gjatë procesit zgjedhor.

Sipas tij, e ardhmja e qytetarëve është në dorën e tyre pasi përmes votës mund të sjellin ndryshimin.

Alimehmeti: Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona. Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkissë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë. Gjë tjetër nuk mund të bëjnë. E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.  Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht. Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet./Albeu.com.


Shtuar 14.05.2023 14:58