Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ja treguar rastin kur mund të ketë shtyrje të orarit për procesin e votimit.
Ai tha se nuk do të ketë automatikisht një shtyrje të orarit të zgjedhjeve për shkak të mosfunksionimit të aparaturave të identifikimit elektronik, por vetëm nëse në orarin e mbylljes ka ende njerëz në radhë.
“Nuk mund të ketë automatikisht zgjatja të orarit të votimit, nëse në 19:00 ka votues në radhë për të votuar ata do të votojnë”, tha ai.