Albeu.com ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë.
Në pamje duket që Beleri po qëndron me disa persona në restorantin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit e arrestojnë.
Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë./albeu.com/