Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me anëtarët e Departamentitn “Brain Gain”, e ka cilësuar mjaft të rëndësishme aktivitetin e Partisë Demokratike në pushtet, por edhe sot në opozitë.
Sipas tij PD ëhstë një lokomotivë e reformave në vend. Ai theksoi se me PD në pushtet Shqipëria arriti të liberlizojë vizat, të anëtarësohet në NATO, të rrisë rrogat dhe pensionet, ndërsa prej 10 vitesh kur në pushtet janë rilandasit, kemi ngelur në vend.
“PD ka një trashëgimi me suksese dhe të metat e veta. Por ka një trashëgimi të jashtëzakonshme, pasi ajo mori vendin më të varfëruar të Europës dhe një nga tre vendet më të varfra në botë, dhe e nxori në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, çka përbënte arritje epokale të këtij vendi.
E anëtarësoi në NATO dhe arritje të tjera.
Nuk dua të ndalem në koment, por gjykoj se është një libër jashtëzakonisht i çmuar. Është një libër që përveçse do shpërndahet, do publikohet në faqen e PD. Është një libër që frymëzon demokratët për një të ardhme edhe më të mirë edhe se kjo, për suksese edhe më të mëdha se këto që ka realizuar.
Është një dëshmi se PD është një lokomotivë e reformave të tregut, është një lokomotivë e proceseve integruese dhe një gardiane e vokacionit perëndimor të vendit.
Jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, natyrisht nuk mund të mos themi se këto 10 vite, po t’i karakterizojmë në rrafshin filozofik, kanë qenë vite të një kohe të ndaluar, në kuptimin që progresi, zhvillimi i Shqipërisë, avancimi i këtij procesi që është jetik për Shqipërinë, u ngadalësua në mënyrë të jashtëzakonshme, njohu edhe prapa-kthehu.
Shqipëria, që në vitin 2013 ishte vendi me rrogat më të larta në rajon, u katandis sërish në vendin më të varfër me rrogat më të ulëta në rajon me vetëm 20 përqind të qytetarëve të saj që marrin ndihmë ekonomike dhe janë në nevojë për ndihmë ekonomike”, tha Berisha.