Tre bashkitë ku gara është për “jetë a vdekje” të dielën: Një çimentim nga Rama apo rikthim i Berishës?

Nga AlbEu.com

Ndërkohë që shumë janë të bindur se Rama është lodhur nga pushteti dhe tashmë do të lëshojë pasi më shumë se 3 500 ditësh në krye të vendit, duke u renditur vetëm pas Lukashenkos, Putinit dhe Erdoganit në Europë duket se kryeministri mendon ndryshe.

Gara për Shkodrën është treguesi kryesor i kësaj, ku Rama jo vetëm që nuk ka ndërmend “ta lerë”, por kërkon të rrisë ndikimin e së majtës edhe në veri duke synuar seriozisht Shkodrën.

Krahas kësaj, Rama po jep mesazhe se s’ka ndërmend të ikë nga pushteti edhe përmes gazetarëve të njohur pranë tij, të cilët konfirmojnë me editoriale se kryeministri mendon ndryshe.

Shqiptarët do të shkojnë të zgjedhin drejtuesit e rinj të bashkive të dielën, pas një fushatë që nuk ka ngjarë si e tillë ne fakt, teksa ka munguar tërësisht retorika politike duke u zëvendësuar nga tallavaja dhe akuzat qesim nga të dyja anët. PS kërkon rikonfirmimin në këto zgjedhje dhe shtrimin e rrugës për 2025, kurse demokratët do të përpiqen të rinisin rikthimin e tyre pas largimit total nga çdo lloj pushteti përmes dorëzimit të mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve të fundit lokale.

Gara do të zhvillohet në të gjithë vendin, por bashkitë ku vërtetë ka interes për të parë se çfarë do të ndodhë, krahas kryeqytetit janë edhe Shkodra, Durrësit dhe Elbasani.

Shkodra, një Big Brother i madh

Shkodra është kthyer në një Big Brother në këto zgjedhje lokale, edhe pa angazhimin e personazhit të famshëm sëfundmi, Luiz Ejlli në krah të Benet Becit të PS-së. Para se të dërgonte Becin në Shkodër, Rama “transferoi” kockën e fortë të Ilir Metës në Shkodër, Agron Çelën.

Teksa Tom Doshi është më shumë i fokusuar në Vaun e Dejës, Çela pritet të ndikojë në kanalizimin e disa votave të tij për Becin për të thyer Bardh Spahinë, i cili nuk ka patur shumë kohë për të konsoliduar pushtetin e tij në krye të bashkisë.

Kush fiton?

Bashkia Shkodër

Bardh Spahia (PD) (50%, 4,511 Vota)
Benet Beci (PS) (50%, 4,476 Vota)

Votues: 8,987

Loading ... Loading ...

Krahas kësaj, Rama bëri një deklaratë të fortë në Shkodër duke thënë në një farë mënyrë: Ose votoni Benet Becin ose harrojini investimet!

Kjo është një deklaratë e fortë në një vend normal dhe do të kishte shkaktuar reagime, por në Shqipëri kanë ndodhur gjëra shumë më të rënda dhe nuk është se e ka vënë njeri ujin në zjarr, kurse ndërkombëtarët vijojnë me parimin “Good for Albania” edhe pas 30 vitesh nga shembja e komunizmit.

Durrësi mes klanit të Dakos dhe atij të Olldashit 

Edhe pse në listën e zezë të amerikanëve Vangjush Dako vijon të jetë një faktor vendimtar në Durrës duke caktuar edhe kryebashkiakët. Sako është një person i promovuar dhe nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Dakos dhe të dielën durrsakët do të zgjedhin mes Vangjushit dhe Iglit.

Kush fiton?

Bashkia Durrës

Emiriana Sako (PS) (51%, 2,321 Vota)
Igli Cara (PD) (49%, 2,234 Vota)

Votues: 4,555

Loading ... Loading ...

Cara duket një figurë që mund të rizgjojë garën në Durrës duke tentuar të sfidojë hegjemoninë e Vangjush Dakos dhe të tijve.

Mbetet për t’u parë nëse do të angazhohen ose jo faktorët kriminalë të këtij qyteti në këto zgjedhje, pasi më herët kanë qenë faktor ndikues në orientimin e votës së qytetarëve.

Elbasani mes dyshit të PD-së dhe shegertit të Lalës

Gledjan Llatja nuk është se ka ndonjë lidhje të fortë politike me Elbasanin apo faktorë që orientojnë votën në këtë qytet. Ai është një riosh që është katapultuar nga zyrat e ministrive në Tiranë për në Elbasan duke zëvendësuar “Lalë” Qazim Sejdinin, të cilit Rama i kishte prerë biletën që herët, por për shkak të ndikimit të madh në qytet nuk mundi ta heqë qafë siç hoqi kockat e vjetra të Fierit apo Gjirokastrës. Lala kërkonte një “deal” dhe Rama ia dha përmes Llatjës. Sejdini vijon të ketë ndikim maksimal në bashki.

Kush fiton?

Bashkia Elbasan

Luçiano Boçi (PD) (52%, 3,824 Vota)
Gledjan Llatja (PS) (48%, 3,590 Vota)

Votues: 7,414

Loading ... Loading ...

Më shumë se Llatja, në këto zgjedhje pritet të shihet edhe ndikimi që do të ketë Damian Gjiknuri, i cili zëvendësoi Taulant Balla si i dërguar i PS-së për Elbasanin. Në fakt, sfida është e Gjiknurit dhe jo e Llatjës për këtë bashki.

Nga ana tjetër, Luçiano Boci, kërkon të rikonfirmojë rezultatin e zgjedhjeve të fundit ku theu herësin në Elbasan. Fakt është që Boçi e theu herësin në rang qarku, kurse tani gara është vetëm për Bashkinë e Elbasanit.

Ndryshe nga bashkitë e tjera, FNSH dhe RENEA e kanë “vizituar” shpesh Elbasanin këto javë, ç’ka tregon se mund të ketë lëvizje edhe nën nëntokën e grupeve kriminale të qytetit. /albeu.com


Shtuar 11.05.2023 10:50