Arrestohet 30-vjeçari me precedent për vrasje në Lushnjë, policia i gjen thikë dhe armatime

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga në Lushnje pas kontrolleve të policisë për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të paligjshme.

Mësohet se 30-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë, teksa qarkullonte me sende të paligjshme në automjetin e tij, teksa mësohet se ka precedent të mëparshëm penal për vrasje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” në të cilin udhëtonte shtetasi M. P.

Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 


Shtuar 7.05.2023 11:52