Pandemisë i erdhi fundi/ OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se emergjenca shëndetësore globale e pandemisë së Covid ka përfunduar.

Sipas OKB Covid-19 nuk përfaqëson më një “urgjencë globale shëndetësore”.

Kjo deklaratë është një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë dhe vjen tre vjet më vonë pasi OBSH deklaroi për herë të parë nivelin e saj më të lartë të alarmit mbi virusin.

“Për më shumë se një vit, pandemia ka qenë në një trend rënës”, tha  kreu i OBSH Tedros në një konferencë shtypi të premten.

Kjo ka lejuar që shumica e vendeve të kthehen në jetën normale si përpara Covid-19. Dje, komiteti i urgjencës u mblodh për herë të 15-të dhe më rekomandoi që të shpallja fundin e urgjencës së shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Unë e kam pranuar atë këshillë”, tha ai.

Gati 7 milionë njerëz kanë vdekur nga pandemia e Covid-19 në të gjithë botën.

/albeu.com/