Arrestohet nëna shqiptare në Selanik, kyçi foshnjën 4 muajshe në makinë për të bërë xhiro me shoqen

Një 22-vjeçare shqiptare është arrestuar diten e djeshme nga policia e Selanikut, pasi akuzohet se la në makinë për 40 minuta foshnjën e saj katër muajshe.

Mediet greke shkruajnë se e reja kyçi foshnjen në makinë për të bërë pazare me shoqen e saj 27-vjeçare me origjinë shqiptare.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 27-vjeçarja. Protothema.gr raporton se foshnja e kyçyr në makinën e parkuar u pikas nga një një kalimtar, i cili njoftoi policinë.

Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë për të paktën 40 minuta e mbyllur në makinë, me dritare gjysmë të hapura para një dyqani.
Pas denoncimit në polici dy shqiptaret u gjetën nga autoritetet brenda dyqanit, ku dhe u arrestuan./albeu.com/