Një prej vokaleve më të mira, këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini feston sot ditëlindjen e saj të 36-të.
Hitet e saj do të mbahen mend gjatë nga shqiptarët, ajo në vitin 2004 përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovizion me këngën Imazhi Yt, dhe arriti pozicionimin më të lartë deri më sot ne këtë kompeticion.
Por Anjeza u largua shpejt nga skena dhe me siguri po pyesni veten çfarë bëhet sot me këngëtaren.
Prej vitesh ajo është shpërngulur në Angli, ndërsa në një intervistë së fundmi për jetën e saj si asnjëherë më parë.
Së fundmi ajo ka marrë vëmendjen e medieve rozë, pasi është rikthyer në Tiranë e ku ka folur për jetën në Angli, lajmet për divorc me bashkëshortin Paul Edward Conolly, me të cilin u martua rreth 5 vite më parë dhe në 2019 mirëpritën në jetë vajzën e tyre.
Lidhur me thashethemet për ndarje nga bashkëshorti, këngëtarja i cilëso si djallëzore.
“Ishte një lajm budalla në gjithë kuptimin e vetë, sesi u krijua dhe pastaj si u shpërnda. Burimi ishte djallëzues. Nuk më pëlqeu në formën sesi nisi. Një njeri që shkon dhe të gërmon nëpër foto për mendimin tim është një mendje djallëzore. Nuk është më një mendje intervistuesi apo gazetarie”.
Anjeza Shahini ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria, dhe ka ndërtuar një jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Këngëtarja shqiptare dhe diplomati anglez kanë gjashtë vjet që janë martuar dhe sot janë prindër të një vajze, Victoria që erdhi në jetë në 2019.
Disa kohë më parë, këngëtarja ka shuar kuriozitetin e të gjithëve për punën e saj në Angli dhe me një postim në ‘Instagram’ ka treguar se nuk i qëndron larg muzikës, por jep kurse për talentet e reja. Por muajt e fundit ajo ka dhënë indice për publikun e saj se po i rikthehet muzikës./albeu.com/