Sherr për një telefon celular në Vlorë, plagoset me thikë 47-vjeçari

Konflikti i nisur për një telefon përfundoi me plagosjen e një 47-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur Kapelja në Vlorë.

47-vjeçari është qëlluar me thikë pas konfliktit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar.

Vlorë/Informacion paraprak

Goditi me mjet prerës (thikë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar. Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.   Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Albeu.com/


Shtuar 2.05.2023 13:30