Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin në afërsi të spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.
Njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë në ajër, por nuk është lënduar njeri.
Ndërkohë, një person ka mbetur i lënduar në këmbë pasi është rrëzuar gjatë konfliktit. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.
“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin Xh. C., 37 vjeç.
Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër”, thuhet ne njoftim.
Shkak i konfliktit mes dy grupeve të të rinjve ka qenë një djalë, i cili i ka ngacmuar të afërmen e një djali të grupit tjetër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/