Zhgënjimi i sheikut të Al Nassr: Më kanë mashtruar dy herë, njëherë me qebapë dhe kur firmosa me Ronaldon

“Më kanë mashtruar vetëm dy herë. Herën e parë kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë vetëm dy. Herën e dytë kur firmosa me Cristiano Ronaldon”.

Këto janë fjalët e bujshme të presidentit të Al Nassr, Musalli Al-Muammar, që po qarkullojnë në të gjitha mediat sportive ndërkombëtare. Një deklaratë e fortë, që nëse konfirmohet, do të shkaktojë shumë diskutime, madje më shumë se ato që sulmuesi portugez bëri te Manchester United dhe pataj u largua.

Një kapitull i ri në aventurën aziatike të CR7, e cila përfundoi në syrin e ciklonit për disa qëndrime të papërshtatshme ndaj shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe mbi të gjitha tifozëve kundërshtarë. Numri një i klubit saudit mësohet se ka mbetur i zhgënjyer në të gjitha aspektet.

Sheiku harxhoi 200 milionë euro për të sjellë Ronaldon në Arabi tek Al-Nassr, që humbi vendin e parë pas ardhjes së tij dhe ndodhet 6 pikë larg kreut, ndërsa portugezi ka shënuar vetëm 11 gola, ku 4 të tillë i ka shënuar vetëm në një ndeshje. Tashmë pritet reagimi i Cristiano-s, që për herë të dytë, në fundin e karrierës, mund të largohet me shumë polemika.


Shtuar 28.04.2023 14:00