Merr shembull nga pronari i City-t, Abramovich vendos të paguajë shpenzimet e 6 mijë tifozëve për finalen e Champions

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka vendosur që t’i shpërblejë tifozët e ekipit.

Më 29 maj (e shtunë) Blutë e Londrës luajnë finalen e madhe të UEFA Champions League kundër rivalit anglez, Manchester City.

Përmes rrjeteve sociale, Chelsea ka njoftuar publikun se UEFA ia ka lejuar 5800 tifozë të jenë të pranishëm në stadiumin e Portos në Portugali.

Për shkak të shpenzimeve, klubi nga Londra – ashtu si Manchester City ka vendosur që udhëtimin t’ia paguajnë tifozëve./


Shtuar 19.05.2021 17:11