Berisha u shpall “non-grata” nga SHBA, reagon për herë të parë P”D

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reguar lidhur me lajmin qe shkaktoi furtunë në politikë se SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij.

Paloka ka postuar në Facebook dy foto, një të Sali Berishës me në krah ish-presidentin e SHBA,  George W Bush, ndërsa tjetra është e Edi Ramës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pa asnjë koment.

Ishte sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken,  i cili dha sot lajmin se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA. E njëjta gjë, vlen  për të gjithë familjen e ish-kryeministrit Berisha.

“Veprimet korruptive të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkimiKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin në Twitter.


Shtuar 19.05.2021 16:49