Më 29 maj do të zhvillohet ndeshja finale mes Chelsea dhe Manchester City në stadiumin e Portos “Estadio do Dragao”.
Në këtë takim është paraparë edhe rikthimi i tifozëve për herë të parë në këtë stinor të Ligës së Kampionëve, pasi një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur si shkak i rregullave COVID-19.
Klubi i Chelsea ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare mbi çmimin e biletave, ku në radhën e parë çmimi do të jetë afro 600 euro.
Në radhën e dytë në stadium, çmimi për një bilete do të kushtojë rreth 440 euro, derisa më i lirë do të jetë ai në shkallët e larta të stadiumit (69 euro).
Çmimet e tiketave janë mësuar edhe për personat të cilët gjenden në karrige me rrota, ku do të jetë 69 euro.
Skuadra e Chelsea do të ketë 5800 tiketa, derisa shifër të njëjtë do të ketë edhe Manchester City.