Ekzekutimi i Tuland Gjikajt në Vlorë, vetëdorëzohet një nga autorët

Skerdian Gabrani një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Gjikaj është vetëdorëzuar në polici.

Gjikaj u vra më datë 3 Mars të këtij viti ne rrugën Trasnballkanike të qytetiti bregdetar.

Bëhet me dije se ka qenë avokati i tij i cili e shoqëroj në ambientet e policisë flet për klientin e tij.

Kujtojmë se Gjikaj në vitin 2018 ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë për një ngjarje kriminale në Vlorë, teksa nga të shtënat me armë zjarri u plagosën tre persona. Por në 14 prill të vitit të kaluar u lirua me kusht, edhe pse mbi të rëndonin tre akuza të rënda.

Edhe pse shkalla e parë e dënoi me 3.6 vite, ai u lirua me kusht nga gjykata e Apelit në 14 prill të vitit të kaluar, në mënyrë që për 2 vite të mos kryejë asnjë vepër penale, por përplasja mes bandave sot i mori jetën të riut vlonjat.


Shtuar 19.05.2021 16:32