Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e biznesmenti, Ardia Nikulaj një javë më parë në Shëngjin. Gazetarja Dorjana Bezat mëson se policia ka arritur të gjejë në një banesë disa veshje, të cilat dyshohet se i përkasin autorit që u largua me motor pas ngjarjes.
Mbetjet e rrobave janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme.
Kujtojmë se Aautori i cili ishte i veshur me skafandër dhe me jelek fosforishent, pasi ka zbarzur karikatorin mbi Ardian Nikulajn, është larguar nga vendngjajra me një motor.
Grupi hetimor dyshon se autori gjithashtu ka përdorur edhe një makinë tip Defender me targa angleze.
Makina në fjalë dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, i cili pasi është larguar në distancë nga vendi i ngjarjes ka futur motorin në Defender dhe më pas është larguar.
50-vjeçari Nikulaj ishte i njohur në zonën e Lezhës dhe më gjerë. Ai ishte pronar i një resorti të njohur në plazhin e Ranës së Hedhun që frekuentohej nga turistë të shumtë dhe kishin performuar këngëtarë e DJ të njohur, si dhe kishte në pronësi lokalin ku mbeti i vrarë. Prona të tjera ishin në emër të familjarëve të tij.
Ardian Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Shërbimet e policisë, kanë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes./albeu.com/