“S’më the 1 herë vajzë e mirë”, plas sherri në studio mes Zhaklinës dhe Kiarës: Ti je gënjeshtare

Kiara dhe Zhaklina janë përfshirë në një debat me tone të larta gjatë mbrëmjes së sotme. Pasi Zhaklina tha se Luizi insinuon se vajzat janë “të përdala”, Kiara ndërhyri dhe i kërkoi të mos i vë Luizit në gojë fjalë që nuk i ka thënë. Ajo kritikoi Zhaklinën për faktin që nuk i ka thënë asnjëherë një fjalë të mirë ndërsa opinionistja e quajti gënjeshtare.

Debati mes Kiarës dhe Zhaklinës:

Kiara: Më erdhi shumë keq që e dëgjova këtë fjalë nga Zhaklina, që vë në gojën e Luizit fjalë që ai nuk i ka thënë asnjëherë. Ka mundësi njerëz Luizi është në një lojë, se i bëri komplimenta një femre nuk do të thotë se është hiperseksualizim, nuk po e ofendon. Ai nuk urren njeri, nuk ka as mendime të këqija, ka një shpirt të bardhë dhe çdo gjë e bën në kuadër të lojës.

Zhaklina: Si ka mundësi që ti nuk mbron asnjë nga shoqet, banoret që ke ndjenjur 100 ditë. Është e çuditshme si ti Kiara nuk di ça është edukata, kultura, respekti.

Kiara: Ti nuk the një herë një fjalë të mirë për mua

Zhaklina: Unë s’të kam thënë fjalë të mira ty? Je dhe gënjeshtare

Kiara: Nuk e kam dëgjuar një herë prej teje të thuash Kiara je vajzë shumë e mirë, shumë e edukuar

Zhaklina: Puna ime nuk është të të jap ty fjalë të mira

Kiara: Po një herë moj Zhaku, një herë të ma bëje qejfin

Zhaklina: Unë nuk e di a je ti vajzë e mirë apo jo. Unë jap opinion mbi sjelljen tënde.

Arbana: Kiara ti mendon se Zhaklina nuk të ka mbrojtur asnjëherë?

Kiara: Unë kam dashur prej Zhaklinës kur më ka parë në situata të vështira, duke derdhur lot të thoje kjo është një lojë dhe ti je një vajzë shumë e mirë

Zhaklina: Moj Kiara unë nuk jam edukatore të të them je e mirë, je e keqe. Jam opinioniste. Dua të di meqë ishe shumë e dëshpëruar kur të futi i dashuri tek lavamani, ti po gënjeje aty?

Kiara: Nuk dua t’i kthehem asaj situate

Zhaklina: Ti po thua që po gënjeje…

Kiara: Unë e thashë ça kisha për të thënë

Arbri: Ajo ka 4 orë në telefon, ça i sjellin me mesazh, e thotë në studio

Kiara: Është e rëndë ajo që tha Zhaku mo Arbër. Çdo gjë ai e bën në kuadër të lojës

Zhaklina: Ty s’të bën përshtypje kur burri jot i thotë një vajze tjetër do të gjuaj me gurë, do të zhgarravis, do të përplas, ti je e përdalë, ti vjen nga një emision të përdalash

Arbri: Për punën e lavamanit ajo vetë u ankua dhe ne i dhamë të drejtë

Kiara: U ankova sepse doja të fitoja lojën

Zhaklina: Atëherë ti je gënjeshtare


Shtuar 26.04.2023 00:34