Për herë të fundit u pa në aeroportin e Rinasit, zhduket 22-vjeçarja nga Burreli, asnjë gjurmë prej 5 ditësh

Nexhmie Lika, 22 vjeç me origjinë nga Burreli rezulton e zhdukur prej datës 19 prill.

Për herë të fundit, vajza është parë në aeroportin e Rinasit, pasi është kthyer nga Italia.

Kanë qenë familjarët e 22-vjeçares të cilët kanë ngritur alamrin në polici.

Gjithashtu ata kanë bërë me dije se 22-vjeçarja gjatë kohëve të fundit ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

“Vajza ka hyrë në Republiken e Shqipërisë më datë 19.04.2023 ora 20:09 në PKK Rinas dhe ka humbur kontaktet me familjarët pasi është me probleme të shëndetit mendor.”

Kushdo që mund ta gjejë ta shoqërojë në komisariatin më të afërt./Albeu.com/


Shtuar 24.04.2023 19:58