Mbappe i vendos dy kushte PSG për të rinovuar

Ylli francez Kylian Mbappe edne nuk ka rinovuar me PSG,  dhe negociatat nuk kanë përparuar shumë gjatë muajve të fundit, por mund të rinovohet deri në vitin 2023.

Lojtari francez ka kërkuar dy kushte për të pranuar ofertën e Leonardos, shkruan Albeu.com.

PSG i ka ofruar numrit 7 rinovimin për tre sezone, pra deri në 2025, por me mundësinë e largimit në 2024.

Propozimi duket shumë i largët për Mbappe, i cili ka dyshuar nëse do të vazhdojë në Paris që nga viti 2019 dhe i cili tundohet fuqimisht nga interesi i Liverpool dhe Real Madrid.

Sipas Le Parisien, një nga kushtet e tij në negociata është që, në rast rinovimi, të jetë deri në 2023 dhe jo deri në 2025 siç dëshiron PSG me çdo kusht.

Nëse Mbappe rinovon përfundimisht deri në 2023, qëllimi i lojtarit do të ishte të largohej në verën e vitit 2022, me sezonin e ardhshëm sezonin e fundit të sulmuesit në kryeqytetin francez.

Pika e dytë e negociatave i referohet garancive sportive që ish-lojtari i Monacos gjithmonë ka kërkuar të pranojë ofertën e rinovimit të PSG.

Mbappe dëshiron që skuadra parisiene t’i sigurojë atij një ekip konkurrues për të luftuar për Champions League, një pyetje që ka qenë në dyshim këtë sezon, veçanërisht në gjysmëfinale kundër Manchester City.

Ndërkohë, Mbappe kërkon një mbrojtës solid i djathtë dhe një mesfushor klasi.

Alessandro Florenzi, Leandro Paredes, Ander Herrera apo Gana Gueye nuk kanë dhënë kënaqësi të plotë në këto zona. Për këtë arsye, tregu i transferimeve parashikohet si vendimtar për të provuar të mbajë një Mbappe, e ardhmja e të cilit duket gjithnjë e më larg Francës. /albeu.com/


Shtuar 19.05.2021 14:02

Tags: , ,